Build Skills with our trainings

Sign up now!

Paolucci përgëzon deputetët e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare me Bankën Botërore

Kor 29, 2022

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore (FPZH) për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme.

Paolucci ka thënë se ky financim në vlerë prej 50.6 milionë euro do të mbështesë reformat e Kosovës drejt përmirësimit të transparencës fiskale, zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshmërisë mjedisore, thuhet në komunikatën e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

 

“Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore (FPZH) për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme, nga i cili do të përfitojnë populli dhe ekonomia e Kosovës.

 

Ky financim në vlerë prej 50.6 milionë euro do të mbështesë reformat e Kosovës drejt përmirësimit të transparencës fiskale, zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshmërisë mjedisore.

 

Ai do të ndihmojë Kosovën të sigurojë hapësirë të duhur fiskale për adresimin e boshllëqeve të konsiderueshme zhvillimore dhe për të promovuar uljen sa më të shpejtë të varfërisë. Koha e ratifikimit të FPZH-së është veçanërisht e rëndësishme pasi FFZH do të mbështesë Kosovën në përgjigjen ndaj presioneve aktuale inflacioniste globale. Gjatë 23 viteve të fundit, Banka Botërore ka qenë një partner i fuqishëm për Kosovën dhe ne i gëzohemi vazhdimit dhe thellimit të këtij partneriteti”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM