Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se “KINO RINIA” i rikthehet në menaxhim kryeqytetit pas shumë vitesh.
Pas një pune disa mujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin e duhur dhe ka bërë verifikimin e tij, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e Kino Rinisë nën menaxhimin tonë.
Kjo, pasi kemi vërtetuar nga Arkivat Komunale e Ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.
Bashkëngjitur gjeni linkun e njoftimit edhe nga uebfaqja zyrtare e AKP-së.