Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Qeveria e Kosovës do ta mbështesë programin e MCC me 34,7 milionë dollarë për energji

Kor 31, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka  mbajtur një konferencë për media ku ka folur për nënshkimin e marrëveshjes me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit janë pajtuar t’i japin Kosovës grant në vlerë prej 202 milionë dollarë.

Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta mbështesë programin me 34,7 milionë dollarë si bashkëfinancim, duke çuar kësisoj vlerën totale të programit në 236,7 milionë dollarë.

 

Ju faleminderit që keni ardhur sot në këtë konferencë për medie, dhe që po e mirëprisni këtë lajm të mrekullueshëm për vendin tonë.

 

Deri më tani, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë përjetuar kriza energjetike të vazhdueshme. Me nënshkruarjen e Marrëveshjes së Programit Kompakt për sektorin e energjisë, Qeveria jo vetëm që i ka thelluar marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor perëndimor, por konkretisht ka filluar punën për transformimin e sektorit energjetik duke pasur për bazë pavarësinë energjetike, qëndrueshmërinë e sektorit dhe ruajtjen e ambientin.

 

Në Washington DC nënshkruam marrëveshjen me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit janë pajtuar t’i japin Kosovës grant në vlerë prej 202 milionë dollarë. Ky është granti më i madh i njëhershëm në histori të Kosovës së çliruar. Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta mbështesë programin me 34,7 milionë dollarë si bashkëfinancim, duke çuar kësisoj vlerën totale të programit në 236,7 milionë dollarë.

 

Investimet e programit Kompakt do të jenë pronë e Kosovës dhe do t’i përfshijnë tri projekte:

 

E para është rezerva dhe arbitrazh të energjisë, apo bateritë me kapacitet 340 MW;

 

E dyta është zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe e treta është Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

 

Këto tri projekte do të ulin nevojën për blerje të shërbimeve rregulluese, do të ulin koston e importit të energjisë, dhe do të përshpejtojnë kyçjen e burimeve të ripërtritshme në rrjet.

 

Paralelisht zhvillohen kuadro profesionale në fushën e energjisë si dhe nxiten investime në sektorin privat.

 

Andaj është bërë një hap i madh në sektorin e energjisë por gjithashtu edhe në atë të ekonomisë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM