Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës

Gus 1, 2022

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Festës kombëtare të Konfederatës Helvetike, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur urimet më të përzemërta me rastin e 731 vjetorit të betimit heroik për krijimin e konfederatës Helvetike.

Si shtet i ri ne vlerësojmë jashtëzakonisht lartë Raison d’Etre e Zvicrës, dhe bëjmë përpjekje të mësojmë sa më shumë nga angazhimi dhe përpjekja e popullit zviceran, për liri, pavarësi, demokraci dhe të drejtat e njeriut, tha Kryeministri Kurti.

Ai shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen zvicerane në rritjen e mirëqenies ekonomike e shoqërore në Kosovë.

Ne kurrë nuk harrojmë dhe jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës në periudhën më të vështirë të popullit të Kosovës, qoftë me ndihma të drejtpërdrejta qoftë për mikpritjen e dhjetëra mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë luftës 1998-1999, si dhe për veprimin diplomatik të Konfederatës Zvicerane, e cila ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovë, më 27 shkurt 2008, tha Kryeministri.

Duke thënë se i gëzohemi çdo suksesi dhe angazhimi të bashkatdhetarëve tanë për rritjen e mirëqenies dhe lartësimin e imazhit të Zvicrës, ai theksoi se po ashtu jemi krenarë për kontributin e tyre në fushën politike, ekonomike, në sport, shkencë, art dhe fushat tjera të shoqërisë zvicerane, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM