Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Bashkëpunim në fushën e shërbimeve shëndetësore mes Kosovës dhe Katarit

Gus 2, 2022

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka takuar sot ambasadorin e Shtetit të Katarit në Tiranë, jo-rezident në Republikën e Kosovës, Shkëlqësinë e Tij, Ali bin Hamad Al-Marri.

Në takim u diskutua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve shëndetësore ndërmjet dy vendeve, duke marrë për bazë marrëdhëniet e shkëlqyera reciproke diplomatike.

Ministri Latifi shpalosi para Ambasadori Al-Marri disa nga prioritetet kryesore në procesin e transformimit të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës, e ku partneriteti dhe përkrahja nga vende partnere si Katari do të ishte tejet e rëndësishme.

Në takim Ministri Latifi shfrytëzoi rastin që të ri-përsërit ftesën për realizimin e një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës të Ministres së Shëndetësisë së Shtetit të Katarit, Shkëlqësia e Saj, Dr. Hanan Mohamed Al Kuwari dhe falënderoi për kontributin që ky shtet i ka dhënë Kosovës gjatë viteve dhe gjatë pandemisë, gjithashtu.

Ambasadori Al-Marri nga ana e tij shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona edhe në fushën e shëndetësisë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM