Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, kundër të cilit egziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.