Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Katarit, Al-Marri, ritheksuan vullnetin për rritje bashkëpunimi

Gus 2, 2022

Potenciali për rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve ishte në qendër të takimit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadorit jo-rezident të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Katarit, Ambasadori Al-Marri theksoi përkushtimin e tij për t’i konsoliduar edhe më tej këto marrëdhënie në frymën e bashkëpunimit, në të gjitha fushat.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, si dhe për mbështetjen e dhënë në skenën ndërkombëtare.

Duke theksuar indikatorët pozitiv ekonomik në vend, Kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për shtim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare.

Në takim u bisedua për mundësitë që ofron vendi ynë për investime në sektorët me interes për të dyja vendet.

Ambasadori Al-Marri falënderoi Kryeministrin për pritjen dhe duke thënë se Republika e Kosovës është shtet mik, ritheksoi vullnetin dhe angazhimin e tij për të rritur bashkëpunimin, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM