Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani kërkon nga Al-Marri që investitorët nga Katari ta shohin Kosovën si mundësi e investimeve eventuale

Gus 2, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetje ndaj Kosovës.

Në takim me ambasadorin Al-Marri, presidentja Osmani ka kërkuar që ky shtet ta vazhdojë edhe më tej mbështetjen ndaj Kosovës me thellimin e marrëdhënieve jo vetëm në aspektin politik por edhe atë ekonomik, në fushën e  shëndetësisë, turizmit dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Më tej në takim, presidentja Omani ka theksuar se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për investime të huaja, ndaj ka kërkuar nga ambasadori Al-Marri që investitorët nga Katari ta shohin mundësinë e investimeve eventuale, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM