Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB: Riparohet pajisja dhe fillon procedimi për personalizim të dokumenteve personale

Gus 3, 2022

Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga e hëna – datë 1 gusht 2022 ka pasur avari njëra nga pajisjet për personalizim të dokumenteve gjë që e ka pamundësuar pajisjen me dokumente personale për qytetarët.

Pas angazhimit tre ditor të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët që zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit Civil janë duke punuar deri në orët e vona për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.

Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM