Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se për herë të parë do të mbahet Konventa ndërkombëtare e Astronomisë dhe shkencave planetare.
Konventa organizohet nga Astronomy Outreach of Kosovo në bashkëpunim me MAShTI dhe Komunën e Vushtrrisë dhe do të mbahet nga data 11 deri më 13 gusht.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se Ministria e Arsimit ka mbështetur financiarisht organizimin e kësaj ngjarje në të cilën pritet të marrin pjesë astronomët dhe ekspertët më të shquar nga vendi dhe bota.
Konventa do të jetë e hapur për publikun dhe do të shoqërohet me vrojtime qiellore përmes pajisjeve optike që do të realizohen gjatë mbrëmjeve në disa prej qendrave më të mëdha të Kosovës.
Synimet e konventes janë:
Promovimi i shkencës së astronomisë në Kosovë,
Aftësimi i nxënësve dhe studentëve me koncepte themelore shkencore,
Integrimi i studentëve dhe pedagogëve në fushat STEM,
Vendosja e bashkëpunimit me ekspertë ndërkombëtarë dhe inkurajimi i të rinjve për vrojtime dhe kërkime qiellore.
Kushdo që është i interesuar të marrë pjesë në këtë ngjarje duhet të regjistrohet në linkun në vijim:






