Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën “Çka nëse historia do të na përkiste neve”, më 8 gusht

Gus 4, 2022

Fondacioni Lumbardhi do të prezanton ekspozitën “Çka nëse historia do të na përkiste neve?” të kuruar nga Kumjana Novakova që hapet të hënën, me 8 gusht, nga ora 20:00, te Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren.

Koncepti i ekspozitës merr për bazë disa pyetje që kanë për qëllim sfidimin e së kaluarës së historisë filmike veçanërisht në territorin e Kosovës dhe të regjionit që gjatë historisë nuk kanë të dokumentuara krijimtari të autoreve të filmit që janë gra.

“Si mund të duket një e kaluar feministe e gjurmuar nga dhe me të tjerët? A mund ta pluralizojmë historinë? A mund ta thyejmë linearitetin dhe ta propozojmë bashkëjetesën e shumë mikrohistorive?A mund të rrisim të tashme (të reja) nga yhumë të kaluara të tjera” – janë pyetjet që ekspozita synon t’i ngrisë dhe të krijojë hapësirë ​​që mbinë nga mundësia e diskutimit të këtyre pyetjeve mbi subjektivitete të ndryshme e të larmishme.

Duke u nisur nga e kaluara dhe e tashmja për ta imagjinuar një të ardhme spekulative, kuratorja Kumjana Novakova, njëherësh bashkëkuratore e programit të filmit LXX që është formësuar për ta shënuar 70 vjetorin e hapjes së Kino Lumbardhit, vë në pah veprën e re të komisionuar nga artistja Diana Toucedo, si dhe vepra ende të padukshme të artit nga periferitë, gjithashtu si gjest kundërhistorie ndaj monokulturës feministe perëndimore.

Veprat e artisteve të tjera si Azra Aksamija, Delphine Seyrig, Doplgenger, belit sag dhe Norika Sefa gjithashtu janë pjesë e ekspozitës dhe së bashku kanë për qëllim të propozojnë akte të subjektiviteteve aktive të historisë.

Ekspozita është mbështetur nga të gjitha artistet dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në realizim, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, CHWB Kosova, Ambasada e Francës në Prishtinë, Qendra audiovizuele Simone de Beauvoir, DokuFest dhe Anibar.

“Çka nëse historia do të na përkiste neve?” do të jetë e hapur për vizitorë deri me 30 shtator, thuhet në komunikatën për media e Fondacionit Lumbardhi.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM