Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ushtarakët e FSK-së përveç majave të suksesit në operacione kanë arritur edhe majën më të lartë, Mont Blanc në Evropën Perëndimore.
Pas disa ditë ecje tejët sfiduese, ushtarakët e FSK-së, Besart Ejupi, Arben Rexhepi, Fatmir Tahiri, Kushtrim Hyseni dhe zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj, pushtuan me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë në Evropën Perëndimore, në lartësi prej 4810 m, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky është sukses i madh i djemve tanë të cilët përveç me angazhimin vetëmohues e profesionalizimin e lartë në operacione ushtarake, na bëjnë shumë krenar edhe me këtë sukses të jashtëzakonshëm.
Krenar me ju djema!
Forca për sfidat e sukseset e radhës!






