Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dokufest dhe Lumbardhi prezantojnë Hercules & Love Affair, më 8 gusht në Kino Bahçe

Gus 5, 2022

Dokufest dhe Lumbardhi, do të prezantojnë Hercules & Love Affair me 8 gusht, në Kino Bahçe në Prizren, në kuadër të line-up të këtij viti të DokuNights dhe LXX.

Hercules and Love Affair është projekt i muzikës dance i krijuar nga DJ, këngëtari, kompozitori, muzikanti dhe producenti amerikan Andy Butler, në vitin 2004. I përbërë nga një ekip i ndryshueshëm interpretuesish dhe muzikantësh, grupi vepron brenda zhanreve të muzikës house, disko, tekno dhe nu-disko.

Fillimisht të bazuar në New York City, tani me bazë në Ghent, Belgjikë, Hercules dhe Love Affair u themeluan pas bashkëpunimit të Butler me Anohni për të prodhuar këngën “Blind”, që ishte një hit dhe u bë kënga e vitit në Pitchforks. Albumi i tyre debutues i vitit 2008 Hercules and Love Affair në DFA Records, mori një vlerësim të gjerë nga kritikët. Grupi vazhdoi t’i prodhojë dy albume për Moshi Moshi, “Blue Songs” në 2011, dhe më pas “The Feast of the Broken Heart” në 2014, ku John Grant paraqitet si i ftuar në këngën “I Try To Talk To You”. Albumi i tyre i katërt “Omnion” u lansua në 2017 nga Atlantic Records, me Sharon Van Etten në këngën sipas së cilës u emërtua albumi.

Pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, më 17 qershor 2022 grupi publikoi albumin e tyre të pestë “In Amber”, album me të cilin bendi do të performojnë në Kino Bahçe në kuadër të turneut të tyre evropian.

Biletat do të jenë në shitje te Kino Lumbardhi dhe DokuShop në Prizren, Servis Fantazia në Prishtinë dhe online në webfaqen e DokuFest, thuhet në komunikatën për media e Fondacionit Lumbardhi.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM