Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përfituesja e mbështetjes financiare nga MAShTI përfundon studimet master në Universitetin KU Leuven në Belgjikë

Gus 5, 2022

Vitin e kaluar për herë të parë Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka ofruar mbështetje financiare për 16 studentë të pranuar në top universitetet më të mira në botë.

Një nga përfitueset e kësaj mbështetjeje, Gjiltine Isufi, ka diplomuar me nderime të larta (with great distinction) si Master Shkence në Arkitekturë në Universitetin prestigjioz të Belgjikës, KU Leuven.

Përveç mbështetjes financiare nga MAShTI, ajo ka fituar bursë të plotë ‘Master Mind Scholarship’ edhe nga shteti i Belgjikës.

Gjiltine Isufi është përzgjedhur Laureate e gjeneratës 2020-2022 si studentja me suksesin më të lartë në Fakultetin e Arkitekturës. Në dy vitet e fundit, ka qenë ambasadore në këtë Fakultet, me ç’rast ka ndihmuar shumë studentë që kanë shprehur interesim për studime në Universitetin KU Leuven.

Përkrahja e MAShTI për të rinjtë nuk do të ndalet. Do të vazhdojmë të financojmë të rinjtë tanë përmes bursave, sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm për fuqizimin e Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

https://masht.rks-gov.net/perfituesja-e-mbeshtetjes…/

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM