Build Skills with our trainings

Sign up now!

SHKK pranon donacionin e radhës nga Ambasada e SHBA-së

Gus 5, 2022

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Pranim-dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi dhe Drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë, z. Shawn Waddoups.

Në donacion përfshihen tabela elektronike, kamera sigurie, databaza dhe monitorë të ndryshëm, përmes së cilëve zyrtarët korrektues nga Qendra Operative e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të monitorojnë të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Donacioni do të ndikojë në rritjen e nivelit të sigurisë brenda dhe jashtë institucioneve korrektuese, ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e dukurive negative, e po ashtu edhe  përmirësimin e kushteve të punës së përditshme të zyrtarëve korrektues.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me donacionet e saj përmes INL & ICITAP ka mbështetur dhe po vazhdon  ta  mbështes zhvillimin e SHKK-së në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm, thuhet në komunikatën për media e SHKK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM