Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në bashkëpunim me Dokufest dhe QKMF Prizren është siguruar pika e vaksinimit mobil në qendër të Prizrenit, të cilën mund të vizitohet për t’u vaksinuar kundër COVID-19, gjatë këtij edicioni të festivalit.
Kjo fushatë e vaksinimit mbështetet nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID Kosovo.
Pandemia COVID-19 ka ndikuar në shëndetin tonë, në punë, në familje dhe në raportet me njerëzit, që hapi i ardhshëm të jetë më i sigurt dhe për të mbrojtur më të dashurit tanë, vaksinohu edhe ti, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.






