Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe UN Women Kosovo, për integrimin e gruas në qeverisje lokale

Gus 10, 2022

Komuna e Prishtinës dhe UN Women Kosovo nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të integrimit të gruas dhe fuqizimit të saj në vendimmarrje në qeverisje lokale.

Ky Memorandum i zotohet për prioritizim të aspektit gjinor përmes aktiviteteve të parapara si në vijim:

-Integrim gjinor në programet vendore, zbatim dhe monitorim i tyre, nëpërmjet aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet;

-Fuqizim i kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushja e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore;

-Avancim i proceseve të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel vendor;

-Përpilim i Draft Planit Komunal të Veprimit Gjinor – të mësuarit nga praktikat më të mira në rajon;

-Përmirësim i mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë, raportimi dhe avancimi i statusit të grave dhe burrave në nivel lokal;

-Sigurim i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe mekanizmave të konsultimit në nivel lokal duke marrë parasysh në mënyrë të barabartë nevojat e grave dhe burrave;

Shkëmbim i përvojave në nivel kombëtar dhe rajonal dhe mësim nga praktikat e mira të vendeve të tjera në prezantimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM