Njësit e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjani.
Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoholike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia.
Pas veprimeve operative zyrtarët e Doganës gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me kete rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara. Sasia totale e mallrave të gjetura është: pije joalkoolike 3600 litra.
Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




