Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takon studentët e mbështetur financiarisht nga MAShTI për studime në universitetet më prestigjioze në botë

Gus 10, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, priti në takim studentë nga universitetet më prestigjioze në botë, të mbështetur me bursa nga MAShTI.

Në takim u theksua puna dhe përkushtimi i vazhdueshëm i Qeverisë për zgjerimin e mundësive për të rinjtë e veçanërisht për studentët, për zhvillim e punësim. U veçua vendimi i Qeverisë për arsimin e lartë publik pa pagesë për të gjithë, që studiojnë në nivelet bachelor dhe master, si dhe ndarja e mbi 3.000 bursave për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit. U fol për domosdoshmërinë e mbylljes së hendekut gjinor në shkencë, ndërsa u theksua ndarja e 1.365 bursave për vajzat dhe gratë studente të fushave STEM.

Duke ritheksuar se përkrahja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të rinjtë nuk do të ndalet, u tha se me këto vendime synohet të nxitet interesimi për studime të larta, njëherit dhe përmirësimi i nivelit të përgjithshëm arsimor të popullsisë, duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor, si parakusht për zhvillim ekonomik e për progres shoqëror.

Në vazhdën e këtyre masave, MAShTI tashmë ka shpallur thirrjen publike për mbështetje financiare për studentët, që këtë vit janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në universitetet më prestigjioze në botë sipas listës “Times Higher Education”.

Përparësi do të kenë studentët që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informatike e komunikimit, aplikuesit me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët, të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike. Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM