Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka shpall thirrje publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë sipas listës “Times Higher Education”.
Shuma maksimale e mbështetjes financiare është deri në 7.000 euro për student/e ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20.
Përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike.
Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.
MASHTI fton të gjithë studentët e interesuar të cilët janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë sipas listës “Times Higher Education” që të aplikojnë në këtë thirrje.
Afati i fundit për aplikim është data 29 gusht 2022, ora 16:00, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.
Aplikimi bëhet nëpërmjet platformës online e-Kosova në linkun në vijim: https://masht.rks-gov.net/thirrje-per-mbeshtetje-financiare-per-studentet-e-nivelit-master-2/?fbclid=IëAR04Jvu1B6CQbbHQ-DLf-1nUZ_qZd7-zstHHU5ËzMFlMëIY7Vf5O8cAkdBI






