Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka vizituar instalacionin “Mbi të gjithë’, mbindërtim ky në qendër të kryeqytetit i realizuar nga artisti Alban Muja, në kuadër të Bienales Manifesta 14.
Artisti i njohur i artit bashkëkohor, Muja përmes kësaj vepre ka aktualizuar fenomenin e mbindërtimeve, ka zgjuar debat lidhur me ndërtimet ilegale në Kosovën e pasluftës dhe ndikimin që mund të kenë në planin urbanistik.
Alban Muja është artist që ka analizuar dhe trajtuar shumë fenomene shoqërore, të cilat i ka paraqitur përmes veprave të tij dhe i ka ekspozuar në shumë galeri të vendeve të ndryshme, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






