Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Kalanë e vjetër të Vushtrrisë nga data 11-17 gusht organizohet Akademia Verore ”Arbën Xhaferi”

Gus 10, 2022

Në Kalanë e e Vjetër të Vushtrrisë nga data 11 deri më 17 gusht do të organizohet hapja zyrtare e edicionit të II-të të Akademisë Verore “Arbën Xhaferi”, duke lënë prapa eksperiencat rinore dhe mikëpritjen e bujarinë e qytetit të Gostivarit, ku organizuan edicionin e parë këtë vit.

Në Akademinë Verore “Arbën Xhaferi” marrin pjesë 20 të rinjë nga të gjitha trevat shqiptare të cilët janë të moshës 18 – 23 vjeç, përgjatë qëndrimit të tyre një javorë ata kanë mundësinë që të shkëmbejnë njohuri në tema të ndryshme, po ashtu ligjërues të shumtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Lugina. Ndërsa, tematikat të cilat trajtohen në akademi janë politike, ekonomike dhe sociale.

Me datën 16 gusht pjesëmarrësit e akademisë do të vizitojnë edhe qytetet: Gjilan, Mitrovicë, Kamenicë, Prishtinë dhe Prekaz, ku do të kenë mundësinë që të bashkëbisedojnë me udhëheqës komunal, të vizitojnë monumente historike, trashigiminë kulturore dhe të tjera.

Trajnimet, puntoritë, diskutimet do të fillojnë më datë 12 gusht, në ditën ndërkombëtare të rinisë, thuhet në komunikatën për media e Akademisë Verore “Arbën Xhaferi”.

 

Akademia ka organizuar tre evenimente të cilat janë të hapur për të gjithë qytetarët edhe atë siç vijon:

 

12 Gusht – PANEL DISKUTIMI ” ROLI DHE RËNDËSIA E TË RINJËVE NË POLITIKË ” me fillim në ora 19:30 në Akademinë për Siguri Publike të Kosovës. Në panel diskutimi janë deputet  të rinjë të Kuvendit të Kosovës.

 

13 Gusht –PROMOVIM I LIBRIT ” TEKNOLOGJIA E LAJMIT ” – PROF.ASS.DR. ZYLYFTAR BREGU me fillim në ora 19:30 në Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë. Ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi. Ndërkaq në promovim autori do të mbajë edhe një leksion mbi rreziqet aktuale të medias dhe gazetarisë.

 

15 Gusht – EVENIMENT PËRKUJTIMOR- ” JETA DHE VEPRA ARBËN XHAFERI ” me fillim në ora 19:30 në Pallatin e Kulturës ‘’ HASAN PRISHTINA ‘’. Pra, më 15 Gusht të 2012 ndërroi jetë Arbën Xhaferi, andaj politikanë të shumtë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Lugina do të jenë të pranishëm në eveniment për ta përkujtuar veprën e tij. Lista e të pranishmëve për këtë eveniment do t’ju ndahet mediave paraprakisht ndonëse krerë shtetërorë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

 

Akademia Verore ‘’ ARBËN XHAFERI’’ këtë vit mbështetet nga: Komuna e Vushtrrisë, Komuna e Gostivarit, Komuna e Gjilanit, Komuna e Kamenicës, Komuna e Vrapçishtit, Ujë ARI, SHARR TRAVEL, Laberion, Kosmonte Foods, Golden Eagle, Natural- Juice 100%.

 

Bordi i Akademisë Verore ‘’ ARBËN XHAFERI ‘’ është i hapur në ndërtimin e bashkëpunimit dhe urave të komunikimit me të gjitha palët, andaj ju ftojmë që ta ndiqni të vetmen akademi që mbledh të rinjtë e trojeve shqiptare, e para e këtij lloji.

 

Dhe motoja jonë është: KOHA PËR STRATEGJI RINORË KOMBËTARE

 

Mëposhtë do të gjeni linkun e faqes zyrtare, linqet e evenimenteve dhe linkun e agjendës. 
 
 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM