Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Weidinger: Kosova pret mbështetjen e Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave

Gus 10, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës. Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani.

Presidentja Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon.

Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në kontekst të diskutimit me ambasadorin Weidinger, presidentja Osmani foli edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM