Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Shkaktohen zjarre në rajonin e Pejës

Gus 10, 2022

Policia e Kosovёs ёshtё informuar pёr njё zjarr afёr fshatit Deiq-Klinё. Njёsitet policore kanё shkuar në vendngjarje gjithashtu edhe njёsiti i zjarrfikësve, ku si pasojё e erёrave dhe sipërfaqes sё madhe prej dhjetё (10) hektarёve, zjarri ka depёrtuar edhe nё zonёn e fshatit Drenoc- Klinё dhe ёshtё dashur punё shumё e madhe e njësitit tё zjarrfikësve, pёr ta fikur zjarrin.

Nё fshatin Tomoc-Istog, ka ndodhur pёr njё zjarr aksidental, ku si pasojё sipas tё dëmtuarit ёshtë djegur sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve.

Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.

Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

Ne nё vazhdimsi kemi apeluar tek tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nga çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё pёrdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj), thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM