Prishtina International Film Festival publikon slloganin e ri të edicionit 14: For Her (Për Të) duke dediikuar edicionin e ri të festivalit në kujtim dhe nderim të drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.
Po ashtu, ndryshon edhe moto e përgjithshme e festivalit që ishte që nga edicioni i dytë, nga Friendship Forever PriFest, në: Vjosa. Forever. PriFest.
Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator në Prishtinë, thuhet në postimin në Facebook të PriFest.






