Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ambasadorja Ziv në emër të shtetit të Izraelit dhuron 70 karroca për Handikos

Gus 11, 2022

Në ambientet e Handikos është mbajtur ceremonia e dhurimit të 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara të cilat janë dhënë donacion nga shteti i Izraelit.

Në praninë e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe drejtorit të Handikos-it, Afrim Maliqi, ambasadorja e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamara Ziv duke përshkruar rëndësinë e këtij donacioni ka theksuar se shtetit i Izraelit është i gatshëm të ndihmojë fëmijët në nevojë dhe të asistojë në shërbimet të tjera në bazë të nevojave të tyre.

Gjithashtu, ministri Elbert Krasniqi, ka falënderuar ambasadoren Ziv dhe shtetin e Izraelit për donacionin duke përmendur rëndësinë e këtyre karrocave për fëmijët në nevojë. Po ashtu, ministri Krasniqi ka përmendur se qeveria këtë vit e ka shpallur si vit të personave me nevoja të veçanta dhe angazhimi për të ndihmuar në këtë drejtim do të jetë maksimal.

Në fund, drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi, ka thekuar se e mirëpresin këtë donacion dhe se ky donacion do të shpërndahet në Prishtinë dhe në komuna të tjera, përmes bashkëpunimit edhe me pediatrinë për të parë nevojat të cilat do t’i mbulojë ky donacion, thuhet në faqen zyrtare të MAPL-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM