Manifesta 14 njofton se rezidenca e artistëve Off Season është platformë eksperimentale për hetimin e turizmit nëpërmjet hulumtimit dhe praktikës artistike.
E krijuar nga një kolektiv i punonjësve të kulturës nga Kosova, Shqipëria, Rumania dhe Gjermania, ajo eksploron specifikisht marrëdhënien e turizmit me zhvillimin dhe trashëgiminë e Evropës Juglindore.
E vendosur në bodrumin e hotelit Grand, ekspozita e punimeve konceptohet si “agjenci turistike” udhëtuese. Duke filluar me vjeshtën e kaluar në Tiranë, shfaqja ndërkohë ka përshkuar Bukureshtin, Kluzhin dhe Radhimën, duke evoluar ndërsa lëviz. Ndalesa e fundit e këtij itinerari është Prishtina, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14.
Touring exhibition, 2022, © Off Season Collective. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha






