Inxhinierja e mirënjohur, kryesuesja e Komitetit Cigre të Kosovës, Pranvera Dobruna Kryeziu , njëkohēsisht edhe anëtare e kryesisë së AWESK është nderuar me çmimin ndërkombëtar “Gratë në Energji”.
“Krenare me Pranverën dhe energjinë e saj dhe të grave profesioniste rol-modele të sektorit të energjisë së Kosovës angazhimi i të cilave vlerësohet ndërkombëtarisht”, kanë shkruar nga Rrjeti i Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK), raporton Kosovo.Energy.
E themeluar në vitin 1921 në Paris, Francë, CIGRE është një komunitet ndërkombëtar i përkushtuar për zhvillim të përbashkët dhe shkëmbim të njohurive në fushën e energjisë.
Ky komunitet përbëhet prej mijëra profesionistëve nga mbi 90 vende në botë dhe 1250 organizata anëtare, raporton Kosovo.Energy.Pranvera Dobruna Kryeziu nderohet me çmimin ndërkombëtar “Gratë në Energji, thuhet në faqen zyrtare të Kosovo.Energy.




