Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës janë kapur gjatë tentim kontrabandimin mbi 1000 copë fishek të gjuetisë.
Një automjet me targa kosovare dhe i drejtuar nga shtetas i Republikës së Kosovës rreth orës 01:05 ka tentuar që të shmang kontrollën doganore (duke tentuar të ik), mirëpo është urdhëruar që të ndalohet për kontroll doganor.
Drejtuesi i mjetit deklaron se nuk posedon asgjë.
Mirëpo në bazë të dyshimit të arsyeshëm urdhërohet që mjetin ta drejtoje në vijën e dytë të kontrollit, pas kontrollimit të detajuar së bashku me zyrtarët policor në pjesën e gomës rezervë të kamufluara janë gjetur municion gjuetie.
Automjeti është dërguar për skanim në doganën e Shqipërisë, mirëpo pas kontrollimit nuk është gjetur mall tjetër. Sasia e gjetur si në vijim: 1.Municion gjuetie 1074 copë, Thikë gjuetie pa markë 1 copë, totali 1074 copë municion gjuetie dhe 1 thike gjuetie, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




