Build Skills with our trainings

Sign up now!

KEDS njofton konsumatorët për orarin e reduktimeve të planifikuara të energjisë elektrike

Gus 15, 2022

KEDS njofton se duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, reduktimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët.

Këto reduktime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.

Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton, thuhet në postimin në Facebook të KEDS.

 

Së pari zgjidhni distriktin tuaj, p.sh Mitrovicë (DMI) dhe shënoni shifrën e konsumatorit, të cilën mund ta gjeni në faturën tuaj. Më pas harta do të shfaqë orarin e kufizimeve për atë zonë.

Për më shumë, vizito: https://outage.keds-energy.com/

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM