Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Begaj: Konfirmohet mbështetja e Shqipërisë për Kosovën, për anëtarësimin në BE dhe NATO

Gus 15, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, si dhe këshilltarët ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Kryekuvendari Konjufca e ka uruar Begajn për zgjedhjen president të Shqipërisë, duke i dëshiruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Kryetari Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës.

Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare.

Kryetari Konjufca dhe presidenti Begaj i kanë vlerësuar të shkëlqyera raportet ndërmjet dy shteteve, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM