Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike- KEDS njofton se si pasojë e motit të keq me reshje të mëdha të shiut dhe erë të fuqishme ka disa dalje të tensionit të mesëm jashtë punës dhe si rrjedhojë ka edhe prishje.
Ekipet e KEDS janë në terren në numër të shtuar për të vepruar sa më shpejt në identifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre.
Numri i ekipeve do të vazhdojë të rritet dhe shpërndahet në bazë të nevojave të terrenit, thuhet në postimin në Facebook të KEDS-it.






