Build Skills with our trainings

Sign up now!

KOMF: Mohimi i arsimit, shkelje e të drejtës themelore të fëmijës

Gus 23, 2022

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare shpreh shqetësim për paralajmërimin e ndërprerjes së mësimit në tërë sistemin arsimor në Kosovë, si pasojë e grevës. Mohimi i arsimit është shkelje e të drejtës themelore të fëmijës, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës.

Pa kontestuar arsyet apo qëllimet e grevës, konsiderojmë se këto ndërprerje të përsëritura të procesit të rregullt mësimor ndër vite, janë në kundërshtim me të drejtën themelore të fëmijës në arsim dhe në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijëve.

KOMF e njeh të drejtën e grevës si e drejtë e garantuar me legjislacion, por konsideron se ndërprerjet e vazhdueshme të procesit arsimor kanë dëmtuar dhe po dëmtojnë procesin e rregullt mësimor dhe mësim-nxënien e fëmijëve. Vonesat në procesin mësimor do të lënë pasoja domethënëse në zhvillimin e fëmijëve dhe do të zbehin autoritetin e shkollës si institucion i dijes.

Situata e arsimit në Kosovë është rënduar ndjeshëm vitet e fundit, për pasojë KOMF konsideron se ndërprerja e procesit mësimor do të përkeqësojë edhe më tej gjendjen e fëmijëve.

KOMF i bën thirrje të gjitha palëve në këtë proces të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe të krijojnë arsimim të qëndrueshëm në Kosovë, në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë humbje të mësimit dhe nxënësit të vijojnë mësimin pa ndërprerje, thuhet në komunikatën për media e KOMF.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM