Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hovenier: Gjashtë muaj të rezistencës, qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së Ukrainës

Gus 24, 2022

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Xhefri M. Hovenier për nder të Pavarësisë së Ukrainës ka thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Ukrainës dhe të përkrahin luftën e saj për mbijetesë përderisa njëkohësisht do të punojnë në forcimin e sigurisë dhe vlerave demokratike të Evropës.

Hovenier ka bërë të ditur se do të qëndrojnë krah Ukrainës sepse kufijtë dhe furnizimet me mall ushqimor nuk janë mundësi për pazar, të drejtat e njeriut janë të pakundërshtueshme dhe është gjëja e duhur për ta bërë.

Nga Rruga Kryesore e Majdani në Kapitol Hill e deri te Konsiliumi i BE-së, mbështetja e gjerë për Ukrainën ka treguar se sulmet e paprovokuara në shtetet sovrane e të pavarura nuk do të kalojnë pa reagim dhe do të kenë çmim tepër të lartë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e partnerët e saj nëpër tërë botën, përfshirë popullin e Kosovës, janë më të bashkuar se kurrë, thuhet në komunikatën për media e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

 

Data 24 gusht shënon 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës. Për keqardhje, në këtë ditë gjithashtu bëhen gjashtë muaj prej kur qeveria ruse filloi pushtimin e paprovokuar dhe në shkallë të gjerë të Ukrainës, sulm ky kaq tronditës për bashkësinë ndërkombëtare sa u dënua plotësisht nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe nxiti dy vende të reja të kërkojnë anëtarësim në aleancën e NATO-s.

 

Data 24 gusht shënon 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës. Për keqardhje, në këtë ditë gjithashtu bëhen gjashtë muaj prej kur qeveria ruse filloi pushtimin e paprovokuar dhe në shkallë të gjerë të Ukrainës, sulm ky kaq tronditës për bashkësinë ndërkombëtare sa u dënua plotësisht nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe nxiti dy vende të reja të kërkojnë anëtarësim në aleancën e NATO-s.

 

Ukraina, e sulmuar nga Rusia që nga viti 2014, ka gjysmë viti që po iu reziston bombardimeve masive, rrethimeve të qyteteve dhe mizorive kundër popullit të saj. Ukraina po lufton për të mbrojtur jo vetëm demokracinë e saj, por edhe mbijetesën si shtet i pavarur.

 

Kosova ka reaguar shpejt duke dënuar pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar nga ana e Rusisë dhe duke shprehur solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës. Kosova u rreshtua menjëherë me sanksionet e SHBA-ve dhe BE-së në mbështetje të Ukrainës. Kosova tregoi zemërgjerësinë dhe përkushtimin e saj ndaj demokracisë duke ua hapur dyert ukrainasve që kishin nevojë për strehim, përfshirë edhe gazetarëve, që ata të mund të vazhdonin të përmbushnin rolin e tyre jetik për të mbajtur shtypin e Ukrainës të lirë dhe të pavarur.

 

Duhet të qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen për sovranitetin, demokracinë dhe aspiratat evropiane të Ukrainës. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është ndër ngjarjet më të rëndësishme për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore. Forcat ruse kanë kryer krime lufte dhe mizori dhe lufta e tyre në Ukrainë do të ketë pasoja negative në pasigurinë ushqimore në nivel botëror dhe ekonominë botërore për vite me radhë.

 

Reagimi mbarë-botëror ndaj luftës kundër Ukrainës ka qenë aq i thellë dhe i ka prekur aq shumë njerëz sepse në vazhdën e kësaj lufte, pothuajse çdo ditë kemi parë dëshmi të dhunës, shkatërrimit, rrënimit dhe vdekjes.

 

Njerëzit me të drejtë i kanë pritur me zemërim raportet që zyrtarët rusë po i mbikëqyrin të ashtuquajturat operacione të „filtrimit”, së bashku me provat se këto forca kanë marrë në pyetje, ndaluar, zhvendosur ose dëbuar me forcë miliona qytetarë ukrainas, përfshirë fëmijë.

 

Të gjithë i kemi parë pamjet e pasojave të bombave ruse duke i goditur civilët e strehuar në shkolla, teatro dhe spitale. Në qytetet si Bucha dhe Irpin, mediat ndërkombëtare dhe organizatat humanitare kanë dokumentuar ekzekutime, torturimin e personelit në uniformë dhe civilëve, kurse në qytete të tëra si Mariupoli kanë parë shkëputjen e shërbimeve elementare përderisa po përballeshin me pushtim shkatërrues dhe brutal.

 

Gjithashtu, ka prova se Rusia synon të përpiqet të aneksojë me forcë territor shtesë të Ukrainës, duke shpalosur një variant të „doracakut të aneksimit” që e kemi parë në vitin 2014, duke vendosur përfaqësues të paligjshëm për të aranzhuar referendum të kurdisur për t’ju bashkuar Rusisë. Aneksimi me forcë do të përbënte shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të kalojë pa u sfiduar apo pa kosto.

 

Në mes të gjithë kësaj vdekjeje dhe shkatërrimi, ukrainasit kanë gjetur strehim në bunkerët nëntokësorë, duke rrezikuar jetën për të mbledhur prova të mizorive dhe kanë luftuar, nganjëherë nga një rrugë në tjetrën, për të mbajtur gjallë popullin, gjuhën, lirinë dhe identitetin e tyre. Qëndrueshmëria dhe vendosmëria e popullit të Ukrainës e kanë frymëzuar botën për të mbështetur luftën e tij për liri. Forcat e armatosura të Ukrainës kanë luftuar trimërisht për të mbrojtur vlerat që të gjithë i kemi për zemër.

 

Shtetet e Bashkuara po mbështesin një varg hetimesh ndërkombëtare për mizoritë e kryera në Ukrainë. Kjo përfshin hetimet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të mbështetur gjykatat vendore nëpër tërë botën që kanë juridiksion mbi individët e akuzuar për kryerjen e krimeve ndërkombëtare. Gjithashtu, do të vazhdojmë të punojmë me bashkësinë ndërkombëtare për të ndihmuar rindërtimin e Ukrainës.

 

Pasojat e luftës së Rusisë nuk kufizohen vetëm në Ukrainë. Agresioni i Rusisë ka përmbysur tregtinë globale të grurit, duke rrezikuar sigurinë ushqimore për shumë popuj. Kriza e tanishme gjithashtu ka përshpejtuar inflacionin dhe ka rritur çmimet me pakicë anembanë botës.

 

Ukraina është përballur me sulme shkatërruese në tokën bujqësore, infrastrukturën transportuese dhe depot, duke penguar aftësinë e saj për të ushqyer qytetarët e saj dhe shumë të tjerë anembanë botës. Në shumë raste, forcat ruse thjesht i kanë djegur arat ukrainase. Bujqit ukrainas, që dikur shpresonin të kishin rekord të korrjeve të verës, tani përpiqen të zëvendësojnë pajisjet e vjedhura dhe të dëmtuara dhe luftojnë për të mbajtur gjallë familjet dhe komunitetet e tyre.

 

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin të gjitha përpjekjet për të siguruar që prodhimet ushqimore ukrainase arrijnë në tregjet botërore. Do të vazhdojmë të shfrytëzojmë forumet si G20 për të shtyrë Rusinë të respektojë ujdinë e arritur rishtazi për të lejuar kalimin e dërgesave me mallra ushqimore nga portet e Ukrainës në Detin e Zi. Me sulmin e pacipë të Rusisë në portin e Odesës vetëm 24 orë pas arritjes së kësaj ujdie, bashkë me sulmet e vazhdueshme ndaj infrastrukturës transportuese dhe bujqësore, presioni ndërkombëtar për të zhbllokuar eksportet e mallrave ushqimore ukrainase do të vazhdojë të jetë thelbësor.

 

Pavarësisht kostos së madhe që Vladimir Putin i ka shkaktuar Ukrainës dhe botës, sanksionet e vëna nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e aleatët tanë kanë për qëllim që të detyrojnë Kremlinin të ndërpresë dhunën dhe po e dëmtojnë ekonominë e Rusisë, për çka është nevojitur ndërhyrja e paprecedentë (dhe e paqëndrueshme) e Kremlinit për të parandaluar dëme të konsiderueshme.

 

Ekonomistët parashikojnë se, në afat më të gjatë, përderisa sanksionet zgjerohen dhe ashpërsohen, qeverisë ruse do t’i mbarojnë taktikat e zvarritjes dhe populli rus do ta përjetojë në lëkurë të vet koston e vërtetë të veprimeve të saj.

 

Provat tashmë mund të shihen nga të gjithë. Për muaj me radhë, Kremlini nuk i raportuar metrikat makroekonomike. Përkundër pretendimeve të Putinit se Rusia është në gjendje më të mirë se BE-ja, shifrat e vërteta tregojnë të kundërtën, meqenëse ekonomia e Rusisë është zvogëluar për katër për qind në tremujorin e dytë të vitit 2022, kurse ekonomia e BE-së është rritur për të njëjtën marzhë. Rusia tashmë nuk ka arritur të paguajë dy këste të borxhit dhe për herë të parë në më shumë se një shekull nuk ka arritur të paguajë borxhin në valutë të huaj.

 

Sanksionet e bashkërenditura kanë ngrirë më shumë se gjysmën e rezervave të Bankës Qendrore ruse, para këto që përndryshe Kremlini do t’i përdorte për financimin e makinerisë së tij të luftës. Mungesa e qasjes në mallra të importuara dhe të gatshme, veçanërisht mallrat me teknologji të sofistikuar të integruar, ka krijuar pengesa dhe, me kalimin e kohës, do të dëmtojë më shumë prodhimin, transportin dhe tregtinë, dhe më e rëndësishmja, prodhimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake.

 

Përderisa sanksionet vazhdojnë të zvogëlojnë aftësitë luftuese të Putinit, forcat ukrainase me sukses po e mbrojnë vendin e tyre dhe populli ukrainas është më i bashkuar se kurrë më parë.

 

Prej shkurtit, kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të gjerë, më shumë se 50 shtete i janë bashkuar Shteteve të Bashkuara për t’i dërguar Ukrainës ndihmë në aspektin e sigurisë. Bashkërisht, po përshpejtojmë dërgesën e më shumë armëve, të cilat Ukraina po i përdor me aq efikasitet për tu mbrojtur.

 

Shtetet e Bashkuara i kanë zotuar pothuajse 10 miliardë dollarë në ndihmë për siguri prej 24 shkurtit kur Rusia filloi luftën e paramenduar, të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës. Kjo përfshin sisteme dhe municion artilerie, automjete të blinduara dhe sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.

 

Si rezultat i rezistencës së Ukrainës, më shumë se 2.6 milionë të zhvendosur janë kthyer në Ukrainë – më shumë se një e treta e atyre që ikën fillimisht.

 

Shoqëria civile ukrainase i ka zgjeruar përpjekjet për reagim humanitar, duke organizuar ndarjen e ndihmës dhe rindërtimin e komuniteteve. Punëtorët humanitarë, shumica e të cilëve janë ukrainas, po veprojnë në të gjitha 24 qarqet, duke i ndihmuar pothuajse 12 milionë njerëz. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen e këtyre përpjekjeve që vetëm gjatë këtij viti kanë arritur shumën prej pothuajse 1.2 miliardë dollarë për ndihmë humanitare.

 

Nga Rruga Kryesore e Majdani në Kapitol Hill e deri te Konsiliumi i BE-së, mbështetja e gjerë për Ukrainën ka treguar se sulmet e paprovokuara në shtetet sovrane e të pavarura nuk do të kalojnë pa reagim dhe do të kenë çmim tepër të lartë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e partnerët e saj nëpër tërë botën, përfshirë popullin e Kosovës, janë më të bashkuar se kurrë.

 

Do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës dhe të përkrahim luftën e saj për mbijetesë përderisa njëkohësisht do të punojmë në forcimin e sigurisë dhe vlerave demokratike të Evropës. Qëndrojmë krah Ukrainës sepse kufijtë dhe furnizimet me mall ushqimor nuk janë mundësi për pazar. Qëndrojmë krah Ukrainës sepse të drejtat e njeriut janë të pakundërshtueshme. Qëndrojmë krah Ukrainës sepse është gjëja e duhur për ta bërë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM