Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dërguar një letër presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky ku i ka uruar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Osmani në postimin e saj në Twitter ka shkruar se Kosova do të jetë me ju derisa Ukraina të fitojë dhe uron që populli heroik ukrainas të qëndrojë i fortë dhe të vazhdojë ta mbrojë vendin e tij.
“Letra ime drejtuar Presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas në ditën e tyre kombëtare.
Ne jemi me ju në shpirt, ne jemi me ju në veprim dhe do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë.
Slava Ukraina!”