Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria merr vendim për ndarje të mjeteve në shumë prej 41 milionë € tek Ministria e Ekonomisë

Gus 24, 2022

Në mbledhjen e 94 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbajtur sot, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë është marrë vendimi për vendosjen e obligimit për shërbim publik shtesë kompanisë që vepron si Furnizues i Shërbimit Universal (FShU), sipas zotimit të ndërmarrë më parë nga Qeveria për të subvencionuar tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët.

Me këtë vendim, obligohet FShU që të sigurojë energjinë elektrike për furnizimin e konsumatorëve nën kushtet më të favorshme ekonomike dhe të përdorë fondet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në formë të subvencionit të dedikuara për konsumatorët për të zbutur ndikimin e tarifave të energjisë elektrike tek qytetarët.

FShU gjithashtu obligohet që t’i ofrojë informata të sakta konsumatorëve për ndikimin e subvencionit në faturën e tyre mujore. Ndërsa, Ministrisë së Ekonomisë të dhëna të detajuara mbi shfrytëzimin e subvencionit.

Në këtë mbledhje gjithashtu u mor vendimi për ndarje të mjeteve në shumë prej 41 milionë euro tek Ministria e Ekonomisë, për të mundësuar kështu disbursimin e mjeteve për subvencionimin e konsumatorëve për periudhën shkurt-korrik 2022.

Kjo shumë është pjesë e zotimit prej 90 milionë euro të dhënë nga Qeveria e Kosovës në shkurt të këtij viti si rrjedhojë e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me qëllim të zbutjes së ndikimit të rritjes së tarifave tek konsumatorët.

Ndërkaq, nga shuma prej 10 milionë euro të ndara tek KEK për subvencionimin e energjisë elektrike në janar të vitit 2022 janë shpenzuar gjithsej rreth 3 milionë euro, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Ekonomisë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM