Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Gatishmëri për shtim të përkrahjes institucionale për studimet albanologjike

Gus 26, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim organizatorët dhe seminaristët e Seminarit të 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Duke i përgëzuar për ligjërata e kumtesat interesante dhe cilësore, Kurti theksoi gatishmërinë për shtim të përkrahjes dhe kujdesit institucional për studimet albanologjike.

Organizatorët shprehën mirënjohje për përkrahjen e pa rezervë, siç thanë, dhënë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për seminarin.

U bisedua për domosdoshmërinë e rritjes së mbështetjes për publikime të albanologjisë në Kosovë e Shqipëri. U theksua rëndësia e krijimit të një platforme të përbashkët për publikime cilësore Kosovë–Shqipëri, nën udhëheqjen dhe redaktimin e këtyre botimeve nga emra eminentë nga fusha e albanologjisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lendita Rugova, Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, Shefi i Departamentit të Gjuhës Shqipe, si dhe studiues pjesëmarrës në seminar: Anton Panchev nga Bullgaria, Linda Meniku, nga Shqipëria, Jan Jensen nga Holanda, Giuseppina Turano nga Italia, Emese Nemeth nga Hungaria, Ekaterina Tarpomanova nga Bullgaria, Ledio Hala Gjermani/ Shqipëri, Lumnije Jusufi nga Gjermania, Barbara Jarysz Markaj nga Polonia,  Olivier Andreas Winistorfer nga Zvicra.

Gjatë takimit u veçua se ky seminari jubilar krahas numrit të lartë të pjesëmarrësve, solli edhe shumë prurje të reja që kanë arritur pritshmeritë e organizatorëve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM