Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Sezoni Veror dhe “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, gjatë një pike kontrolli të automjeteve në rrugën “Llapi” në qytetin e Obiliqit, është ndaluar një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë (60) km/h duke vozitur me shpejtësi (181) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Policia e Kosovës me njësitetet e saja do të vazhdojë angazhimet për siguri në trafik dhe parandalim të aksidenteve, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.