Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, shfaq filmin ”Ferdonija” për 10 orë të plota.
“Ferdonija” është dokumentar i shkurtë që rrëfen tregimin e Ferdonijes, gruas që ka humbur burrin dhe djemtë e saj gjatë luftës në Kosovë në vitin 99′. Ky dokumentar i xhiruar në një periudhë prej dy vitesh, tregon emocionet, mendimet, vështirësitë dhe vuajtjet e Ferdonijes të reflektuara nga realiteti i zhdukjes së gjithë familjes së saj nga forcat serbe.
Filmi që zgjat 30 minuta, do të lëshohet pandaluar për 10 orë, duke filluar nga ora 12:00 deri në 22:00, në parkun e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me datën 30 gusht, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.