Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet.
Borell në postimin e tij në Twitter ka thënë se është i lumtur që gjetëm një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në interes të të gjithë qytetarëve.
Ai ka falendëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre.