Oficerët doganor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë ku edhe janë gjetur cigare të kontrabanduara.
Fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhërave të zyrtarëve doganor për t’u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, mirëpo falë profesionalizimit të zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Me këte rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 Euro.
Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigaret) janë sekuestruar, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.