Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se sot më 27 gusht mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se si Ministri i kanë ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pret që të respektohen rregullat dhe udhëzimet e dhëna.
Kjo është një ditë e rëndësishme sepse do të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja të fituara përgjatë arsimit parauniversitar.
Andaj, uroj që secili nga ju të arrini rezultate sa më të larta të cilat do të ju mundësojnë të vazhdoni tutje shkollimin e lartë.
Si Ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna.
Një falenderim i veçantë edhe për të gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.
Suksese të gjithëve!