Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet, ka deklaruar se liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane.
Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.
Reciprocitet e barazi.
Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.
Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës.
Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.