Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), në vazhdën e marrjes së masave parandaluese, në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz, ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren.
Së bashku me njsitet tjera të PK-së dhe të Inspektorëve të punës, atyre të ATK-së e Inspektorëve komunal, kanë zbatuar Planin Operativ “Gushti 2022”.
Gjatë realizimit të operacionit policor, janë kryer aktivitetet e më poshtme:
- Janë kontrolluar 36 lokale nate,
- Nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura,
- Është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika,
- Janë iniciuar tri raste penale,
- Është identifikuar në një lokal, një viktimë e supozuar e trafikimit,
- Janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj),
- Shtetësi e punëtorëve të legjitimuar është: 134 më shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari).
Policia do të vazhdojë aktivitet në luftën kundër veprimtarive antiligjore në përgjithësi dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në veçanti, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.