Build Skills with our trainings

Sign up now!

LDK i kërkon Qeverisë të marrë masa dhe të pranojë planin dhjetëpikësh për përballjen me krizën energjetike

Gus 29, 2022

LDK i kërkon Qeverisë që të marrë masa dhe të pranojë planin dhjetëpikësh për përballjen me krizën energjetike.

Kriza energjetike në vend po shkon duke u thelluar, ndërsa LDK do të vazhdojë pareshtur të bënë thirrje Qeverisë që të pranojë planin dhjetëpikësh, të cilin e vlerësojnë shpëtues për qytetarët.

Si pasojë e keqmenaxhimit të Qeverisë po bien edhe blloqet e KEK-ut në mënyrë të vazhdueshme, me ç’rast po bie edhe mirëqenia e qytetarëve deri në limitet e mbijetesës.

Ende pa u rregulluar Blloku A5, bie Blloku A3, duke bërë kështu që KEK-u të mos prodhojë as gjysmën e kapacitetit të tij, ku 530 MWh janë jashtë prodhimit.

Këto reduktime të energjisë elektrike po ndodhin në pikë të verës, gjersa ditët më të ftohta po vijnë, ndërkaq, bazuar në paaftësinë e dëshmuar të kësaj Qeverie, pritet të zgjatet edhe orari i reduktimeve, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

 

Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranojë planin tonë dhjetëpikësh dhe t’i shpëtoj qytetarët, sepse me qasjen e saj të deritanishme po e shpien vendin drejt katastrofës energjetike.

 

Mos të harrojmë se këto reduktime të energjisë elektrike po ndodhin në pikë të verës, gjersa ditët më të ftohta po vijnë. Ndërkaq, bazuar në paaftësinë e dëshmuar të kësaj Qeverie, pritet të zgjatet edhe orari i reduktimeve.

 

Ka kaluar më shumë se një vit nga kriza energjetike, ndërsa Qeveria kishte kohë të mjaftueshme të përgatitej që dimri që po vjen të jetë më lehtë i përballueshëm për qytetarët, mirëpo ajo dështoi në ditët më të nxehta të vitit – ditët e verës, ku konsumi i energjisë është më i ulët.

 

LDK i kërkon Qeverisë që të marrë masa dhe të pranojë planin dhjetëpikësh për përballjen me krizën energjetike.

 

I. Pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milion euro për çmimin e energjisë elektrike.

 

II. Riparimi i Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A.

 

III. Krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët.

 

IV. Përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë.

 

V. Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji.

 

VI. Zbritja e TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë.

 

VII. Krijimi i subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset.

 

VIII. Largimi i tarifave diskriminuese të ZRrE-së.

 

IX. Themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri.

 

X. Përgatitja e Strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM