Kryetari Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe me bashkëpunëtorë, janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me të cilin diskutuam për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare.
Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.
Bashkë me Ministrin u dakorduam që të kemi një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës, thuhet në postimin në Facebook e Komunës së Prishtinës.