Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot gjatë ditës ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë së Kosovës.
Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo kërkesë sipas Mehmetit ka ardh pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.
Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra Mehmetin dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.
Me këtë rast e falënderoj Mehmetin për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.