Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Drejtësi për viktimën 11 vjeçe të dhunimit, ndihmon në parandalimin e rasteve të tjera

Gus 30, 2022

KMDLNj pret që drejtësia të vendoset në vend për fëmiun e dhunuar të moshës 11 vjeçe dhe për familjen e saj, gjithnjë në përputhje me ligjet në fuqi. KMDLNj e gjykon këtë dhunim si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe kërkon që hetimet për këtë rast të kenë prioritet.

KMDLNj përgëzon Policinë e Kosovës për një veprim të shpejtë dhe profesional në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve për këtë dhunim të rëndë dhe kërkon nga qytetarët që të paraqesin rastet në mënyrë që të parandalohen e jo të merremi vetëm me pasoja siç ishte rasti i fundit. Për caktimin e shkallës së dënimit për të akuzuarit, përgjegjësi ligjore dhe të vetme kanë gjykatat përgjegjëse, pas procedimit të provave.

Të shtunën e kaluar një fëmijë 11 vjeçare, në parkun e Lagjes Arbëria e pastaj edhe në një lokacion tjetër është dhunuar nga 5 persona, tashmë të identifikuar, të arrestuar ndaj të cilëve është caktuar ndalimi policor për të vazhduar sipas procedurave të parapara ligjore. Ky ishte njëri ndër rastet më të rënda të dhunimit prandaj, me të drejtë vuri në lëvizje reagimin zinxhiror të shoqërisë kosovare. 

KMDLNj konsideron se reagimet euforike, ato që bëhen nga pozitat e larta politike dhe institucionale janë presion, si në punën e hetuesisë ashtu edhe në vendimmarrjen gjyqësore. Janë jashtë çdo konteksti normal, moral dhe ligjor që të kërkohen zbatim të masave që janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës dhe ligjeve në fuqi. Ose duhet t’i besojmë ligjit dhe shtetit, si mbrojtës i të drejtave të njeriut të gjithë qytetarëve ose të drejtës zakonore, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM