Në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe dhe vendosën lule te përmendorja dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ne e dënojmë për çdo ditë me veprimtarinë tonë institucionale, me qëndrimet tona shtetërore, gjenocidin e Serbisë në Kosovë. E një ndër shprehjet më të egra, më të dhimbshme, që na ka shkaktuar shumë vuajtje, humbje e ankth, të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, janë të pagjeturit, të zhdukurit me dhunë, që vazhdojnë të ngelen një plagë e hapur për shtetin tonë dhe shoqërinë tonë, tha Kryeministri Kurti.
Në homazhet e përbashkëta me familjarët e të zhdukurve, Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Kosovë, dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare, kryeministri Kurti theksoi përgjegjësinë institucionale.
Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë, që sa më parë të zbardhet fati i atyre 1617 të pagjeturve, dhe njëkohësisht me faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni, që në Beograd të hapen arkivat dhe asisoj të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë, tha ai.
Përveçse duhet te hapen arkivat, kryeministri tha se në të njëjtën kohë edhe prokuroria tek ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas, sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre, të cilët i vranë, i varrosën, i zhvarrosën, i dërguan në Serbi, i varrosën atje dhe më pas u zhvarrosën nëpër ato pesë varreza masive, që mbase ka edhe më shumë se aq. 950 shqiptarë janë zhvarrosur prej varrezave masive të Batajnicës, Kizhevakut, Rudnicës, Bajnabashtës dhe Petrovosellos e Peruçacit.
Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbardhjen e së vërtetës për 1617 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet. Në mesin e këtyre 1617 të zhdukurve me dhunë, shumica dërrmuese janë shqiptarë, por ka edhe që nuk janë shqiptarë, dhe ne angazhohemi për zbardhjen e fatit të të gjithëve pa dallim etnie, tha ai.
Me këtë rast, kryeministri Kurti ftoi qytetarët, të cilët dinë, kanë informacione, që ato t’i bëjnë publike, duke theksuar se përveç hapjes së arkivave në Beograd, edhe qytetarët në Serbi, dhe jo vetëm atje, duhet të ndihmojnë duke folur se çka dinë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.
Bashkë me Presidenten e Republikës, znj.Vjosa Osmani Sadriu dhe me familjarët e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë, me kolegë, zyrtarë institucionalë dhe me partnerë e miq ndërkombëtarë nga përfaqësitë diplomatike këtu në Kosovë, bëmë homazhe për të gjithë të pagjeturit, të zhdukurit me dhunë, sot, në Ditën Ndërkombëtare të tyre.
Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë, që sa më parë të zbardhet fati i atyre 1617 të pagjeturve, dhe njëkohësisht me faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni, që në Beograd të hapen arkivat dhe asisoj të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë.
Përveçse duhet te hapen arkivat, në të njëjtën kohë edhe prokuroria tek ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas, sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre, të cilët i vranë, i varrosën, i zhvarrosën, i dërguan në Serbi, i varrosën atje dhe më pas u zhvarrosën nëpër ato pesë varreza masive, që mbase ka edhe më shumë se aq.
950 shqiptarë janë zhvarrosur prej Batajnicës, Kizhevakut, Rudnicës, Bajnabashtës dhe Petrovosellos, Peruçacit, domethënë këto janë ato pesë varrezat të mëdha masive, prej ku u zhvarrosën njerëzit e me siguri që ka edhe të tjerë.
Në mesin e këtyre 1617 të zhdukurve me dhunë ka edhe që nuk janë shqiptarë. Shumica dërrmuese janë shqiptarë, por ka edhe që nuk janë shqiptarë dhe ne angazhohemi për zbardhjen e fatit të të gjithëve pa dallim etnie.
Me këtë rast i ftoj qytetarët, të cilët dinë, kanë informacione, që ato t’i bëjnë publike.
Besoj që përveçse hapja e arkivave në Beograd, edhe qytetarët në Serbi duhet të ndihmojnë duke folur se çka dinë. Por, jo vetëm në Serbi. Është e nevojshme, që gjithë qytetarët të flasin për informacionet, që mund t’i kenë.
Ne e dënojmë për çdo ditë me veprimtarinë tonë institucionale, me qëndrimet tona shtetërore, gjenocidin e Serbisë në Kosovë. E një ndër shprehjet më të egra, më të dhimbshme, që na ka shkaktuar shumë vuajtje, humbje e ankth të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, janë edhe të pagjeturit, të zhdukurit me dhunë, që vazhdojnë të ngelen një plagë e hapur për shtetin tonë dhe shoqërinë tonë.