Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara Westpoint vazhdojnë me suksese të larta në studime.
Mirënjohje e lartë për kadetët që arsyetojnë fuqishëm investimin e miqëve tanë amerikanë në profesionalizmin e kuadrove tona si në Westpoint – akademinë ushtarake më prestigjioze në botë, ka thënë Mehaj në postimin e tij në Facebook.
Kadeti Andrin Vuthaj është i perzgjedhur të jetë anëtar i ekipit trajnues të kadetëve të rinj të Gjeneratës 2026 në Westpoint. Ky sukses i Kadetit Vuthaj është rezultat i performancën shumë të lartë si kadet.
Gjithashtu Kadeti Vuthaj është përzgjedhur të jetë pjesë e grupit komandues të kompanise E3 të kadetëve në Westpoint, si rreshter i parë i kompanisë.
Krahas kadetit Vuthaj me sukseset e saj na bënë krenar edhe kadetja jonë Vesa Ibrahimi.
Mirënjohje e lartë për kadetët tanë që arsyetojnë fuqishëm investimin e miqëve tanë amerikanë në profesionalizmin e kuadrove tona si në Westpoint – akademinë ushtarake më prestigjioze në botë.